E pabesueshme ku mund të transferohet Pato

Manchester United është i gatshëm të paguajë 10.9 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Corinthiansit, Alexandre Pato.

Merkato

25/08/2015 17:31

Alexandre Pato mund të rikthehet në Evropë.

Sulmuesi i Corinthians ka zgjuar interesim nga Manchester United, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Telegraph”. Futbollisti brazilian pritet të largohet nga Corinthians.

Andaj, “Red Devils” kanë zhvilluar kontaktet e para me klubin e tij, duke shprehur gatishmëri të paguajnë 10.9 milionë funte për blerjen e ish sulmuesit të Milanit.

Chelsea, Stoke City dhe Sunderland po ashtu kanë shprehur interesim për transferimin e tij.