E pabesueshme: Juventus transferon edhe një tjetër futbollist të Romës (FOTO)

Juventusi shumë shpejtë pritet të mbetet pa mbrojtësin kryesor të skuadrës.

Sport

13/07/2017 18:37

Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin, i cili është afër kalimit te Milani.

Sipas “Calciomercato”, Juve ka identifikuar menjëherë zëvendësuesin e Bonuccit, i cili është Kostas Manolas, përcjellë “Lajmi.net”.

Kështu, pas Miralem Pjanic dhe Wojciech Szczssnyt, edhe një lojtar i Romës mund të përfundojë te Juventus.

Kampioni italian ka gati 35 milionë euro për grekun. /Lajmi.net/