E pabesueshme, Icardi qëndron në Inter

Mauro Icardi thuhet se ka zgjedhur fanellën me numrin 7 të Interit pasi ai tani po mendon të qëndrojë në klub.

Sport

20/08/2019 18:08

Icardi dukej se ishte rrugës drejt largimit nga Interi, por këmbëngulja e tij për t’u larguar vetëm për Juventusin e ka mbajtur atë në ‘Giueseppe Meazza’.

Argjentinasi ka mbetur jashtë stërvitjes së skuadrës së parë për muajin e kaluar, ndërsa Romelu Lukaku që nga atëherë ka marrë numrin 9 të tij, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Sport Mediaset pretendon se ai kërkoi fanellën me numrin 7 të klubit – si një shenjë e synimit të tij për t’u riinteguar – dhe klubi e pranoi kërkesën e tij.

Pavarësisht se numri preferohet nga Alexis Sanchez, i cili është afër zyrtarzimit, ‘Nerazurrët’ kanë vendosur t’i japin Icardit fanellën.

Topi tani kalon te Antonio Conte pasi 26-vjeçari tashmë ka kërcënuar me veprime juridike nëse nuk kthehet në stërvitje. /Lajmi.net/