E pabesueshme: Gerrard bëhet trajner i kësaj skuadre në Angli

Steven Gerrard shumë shpejtë mund ta shohim në bankinë si trajner.

Sport

18/11/2016 23:46

Ish kapiteni i Liverpoolit ka zyrtarizuar largimin nga MLS nga skuadra LA Galaxy.

Në Angli raportohet se Gerrard mund të marrë drejtimin e skuadrës nga liga e tretë angleze, MK Dons.

MK Dons po lufton për mbijetesë në këtë ligë, dhe drejtuesit e klubit po shprehin interesimin që skuadrën t’ia besojnë Gerrardit.

Gerrardin dhe MK Donsin ka ofruar edhe më shumë trajneri Rafa Benitez.

“Steve është një lojtar fantastik. Ai është një nga më të mirët që unë kam pasur. Ai do të mund të bënte punë të mirë te MK Dons”, ka deklaruar Benitez.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.