E pabesueshme çfarë ka bërë Messi

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi në shenjë hidhërimi për barazimin 2:2 me Paraguain në Copa America ka refuzuar ta pranojë çmimin e futbollistit të ndeshjes.

Sport

16/06/2015 09:11

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka refuzuar çmimin e futbollistit të ndeshjes pas barazimit 1:1 me Paraguain, sepse ishte i hidhëruar me mënyrën se si skuadra e tij e humbi avantazhin prej dy golash, në duelin e parë në Copa America.

Messi krijoi aksionin e golit të Sergio Agueros dhe shënoi të dytin nga penalltia.

Një përfaqësues nga Master Card, që e ndan çmimin pas qdo ndeshje shkoi në zhveshtoren e Argjentinës për ta njoftuar 27-vjeçarin se ishte zgjedhur futbollist i ndeshjes.

Por, atij i thanë se Messi nuk dëshiron ta pranojë çmimin, që në fund i takoi sulmuesit paraguaian, Nelson Valdez.