E pabesueshme çfarë do të bëjë Xhaka

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka do të luajë i lënduar kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/10/2015 12:37

Granit Xhaka ka treguar edhe një herë se është në gjendje ta lë zemrën në fushë për Borussia Monchengladbachun.

Ylli kosovar ka vendosur të luaj i lënduar ndaj Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, e cila luhet sonte mbrëma, shkruan gazeta gjermane Bild.

Xhaka po vuan që disa javë nga një lëndim në ligament, por që nuk po pranon të i nënshtrohet rehabilitimit mjekësor, pasi dëshiron ta ndihmoj ekipin në ndeshjet vendimtare.

“Të tjerët me siguri se do të bënin një pauzë, por emri im nuk është kot Granit. Kam marrë një medikament për ndërprerjen e gjakut në rast lëndimit dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme” ka thënë Xhaka.