Çifti ka një përgjigje për njerëzit që qeshnin me fotografinë e tyre të fejesës (Foto)

Mzznaki Tetteh është një infermiere nga Gana, por ndryshe edhe mund ta quajmë një vajzë të bëshme, nisur nga masa trupore që ka.

Fun

08/06/2016 12:37

Së fundmi, ajo u fejua me të dashurin e saj, Kojo Amoah dhe shpërndau disa foto të fejesës së saj në rrjetin social Instagram. Por ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte një foto e vajzës, ku i fejuari e ngrinte në ajër. Duke qenë se ajo ishte disa herë më e shëndoshë se ai, njerëzit e shpërndanë foton qindra herë duke bërë shaka për trupin e Tetteh dhe të fejuarin e saj,

Si përgjigje, Tetteh vazhdoi të postonte foto, dhe në një status shkroi: “Ende me vetëbesim… Komentet tuaja të pavlera nuk mund të shkatërrojnë lumturinë time. Faleminderit të gjithëve për komplimentet dhe urimet. Ndihem e nderuar”,

Edhe i fejuari i vajzës, Amoah, postoi foto në Facebook, duke dhënë mbështetje për bashkëshorten e tij të ardhshme. Cifti pritet te lidhin kurore me 25 qershor.

cifti

engagement-pic