E njihni dot artisten në foto? Sot është shumë e dashur për ju

Artistët shqiptarë shpesh i hyjnë arkivave dhe publikojnë imazhe të ndryshme.

ShowBiz

25/01/2019 08:45

Një gjë të tillë e bëri edhe këngëtarja labe, Poni e cila është rikthyer në kohë me një imazh të shumë viteve më parë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi në InstaStory, foto kjo që duket të jetë e realizuar kur artistja ishte në shkollë të mesme.

“Viti 4 Lice, Vite të arta”, janë fjalët e saj.

Këngëtarja duket po aq simpatike si sot që lirshëm mund të thuhet se mund ta njihni që në shikimin e parë.

Sa i përket projekteve muzikore, Poni deri më tani ka lansuar këngë të ndryshme që u mirëpritën nga publiku. /Lajmi.net/