E ndaluan për një kontroll rutinë, por çfarë gjetën brenda i la pa fjalë policët (FOTO)

Oficerët e policisë së Loxahatchee në Florida gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një makinë e cila i bëri të përballen me një skenë të çuditshme. Gjatë kontrollit ata rastësisht panë se nga një vrimë e kroskotit po dilte këmba e një aligatori.

Fun

10/05/2016 22:59

 

Copat e tjera të aligatorit ishin të shpërndara në pjesët e tjera të makinës. Shoferi u tregoi oficerëve se prej vitesh kishte qenë në ndjekje të aligatorit, por që vetëm një ditë më parë kishte mundur ta vriste atë.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar duke qenë se Komisioni i Ruajtjes së Kafshëve dhe Peshqve në Florida e ndalon vrasjen e aligatorëve pa leje të posaçme dhe jashtë afatit të lejuar. Kjo ngjarje e çuditshme nuk mund të mos bënte xhiron e botës nëpër të gjitha mediat sociale.

aligator-620x348