E mori me vete në Gjermani, Gërvalla i shkon pas Osmanit edhe në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme mori rrugë drejt Gjermanisë.

Lajme

15/09/2021 08:37

Por pas kësaj, ajo do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.

“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha dje Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.

“Kosova po i rifreskon marrëdhëniet me aleatët”.

Klan Kosova nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.