E mitura e dhunuar nga 10 persona në vitin 2022, dyshohet se ra viktimë edhe e 8 të tjerëve

I kishte vetëm 11 vjet, kur pa tmerrin me sy. Vajza që u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, pësoi tronditje e trauma me pasoja të rënda për shëndetin e saj mendor e fizik. Të lartcekurit janë në burg, por tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish…

Lajme

27/02/2025 20:59

I kishte vetëm 11 vjet, kur pa tmerrin me sy.

Vajza që u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, pësoi tronditje e trauma me pasoja të rënda për shëndetin e saj mendor e fizik.

Të lartcekurit janë në burg, por tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur, raporton Klankosova.tv.

Siç merr vesh televizioni, numri i të dyshuarve është i dyshifrorë, madje vetëm për një natë, mendohet që plot tetë burra të kenë kryer mardhënie seksuale me të.

Jozyrtarisht, Klani mëson se katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njerëz, dhunim e edhe për armbajtje pa leje.