E merrni me mend çfarë ka ndodhur pasi është shkrepur kjo foto?

Kjo fotografi është realizuar nga Atif Saeed. Ajo është shkrepur në një park safari në Lahore, Pakistan. Autori thotë se fotoja tregon karakterin agresiv të luanit pak momente para se ta sulmonte.

Fun

26/03/2016 03:02

“Isha ulur para tij, pranë makinës time dhe kisha lënë derën hapur. Isha vetëm pak hapa larg dhe ai më pa si prenë e tij”, tregon Saeed.

Ai thotë se pasi shkrepi këtë foto u fut me të shpejtë në makinë, ndërsa luani u vërsul drejt tij.

“Nuk do ta bëja kurrë më atë që bëra. Isha shumë pranë vdekjes”, tregon ai./shekulli