E lë vajzën të mbytej se nuk donte ta preknin burrat e huaj

Babai i një vajze 20-vjeçare që u mbyt në Dubai i ndaloi rojat ta shpëtonin të bijën pasi nuk donte që ajo të prekej nga burra të huaj.

Bota

11/08/2015 08:42

Sipas policisë, burri aziatik – identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur – parapëlqeu ta linte të bijën të vdiste sesa “të çnderohej” nga shpëtuesit.

Autoritetet policore vendase thanë se vajza po lahej në një plazh të qytetit. Sapo morën sinjalin, rojat nxituan ta nxirrnin nga uji, por i ati i vajzës u bë agresiv duke i ndaluar.

Për këtë veprim tani burri është i pandehur. /Shekulli