E lanë për 37 minuta në ajër, Behgjet Pacolli nervozohet keq me Aviacionin Civil të Kosovës

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se gjatë një udhëtimi që kishte pasur ka mbetur në ajër për 37 minuta në hapësirën ajrore të Kosovës. Deputeti Pacolli thotë se nuk e di arsyen se përse ka ndodhur kjo, duke thënë se operatori amerikan ka leje të përhershme për aterim në Prishtinë.…

Lajme

14/06/2024 15:03

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se gjatë një udhëtimi që kishte pasur ka mbetur në ajër për 37 minuta në hapësirën ajrore të Kosovës.

Deputeti Pacolli thotë se nuk e di arsyen se përse ka ndodhur kjo, duke thënë se operatori amerikan ka leje të përhershme për aterim në Prishtinë.

Tutje ai ka thënë se ditëve në vijim do të njoftohet për arsyen e këtij veprimi të Aeroportit të Prishtinës.

“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt; Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë. Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit. Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim. Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim”,tha Pacolli.

“Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim.” /Lajmi.net/