E la jashtë skuadrës Messin, Valverde: Nuk është hera e parë

Me Barcelonën tashmë të garantuar që do të përfundojnë në krye të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, Lionel Messi u la jashtë skuadrës së Ernesto Valverde për ndeshjen e së martës në mbrëmje kundër Interit dhe trajneri e shpjegoi arsyen të hënën në mbrëmje.

Sport

09/12/2019 22:04

Ai këmbënguli që Barcelona duhet të kërkojë fitoren dhe u kujtoi gazetarëve se kjo nuk është hera e parë që Messi, i cili u lëndua në fillimin e sezonit, është jashtë skuadrës.

“Vendimet e brendshme do të mbeten të brendshme”, tha Valverde në një konferencë për shtyp kur u pyet për fituesin e Topit të Artë, transmeton lajmi.net.

“Këto vendime merren nga trajneri bazuar në atë që ai beson se është më mirë”.

“Ne po kthehemi nga një numër ndeshjesh dhe, duke marrë parasysh për atë që kemi ardhur, vendosëm se ai të pushojë”. /Lajmi.net/