“E kuqe”, kënga më e re nga Greta Koçi

Këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi është duke punuar në projektin e ri muzikor.

ShowBiz

11/03/2019 16:59

E kjo këngë e Gretës pritet të publikohet së shpejti, xhirimet e të cilës kanë nisur që një kohë, shkruan lajmi.net.

“E Kuqe”, titullohet projekti i ri i saj ku vjen e veshur me një fustan të kuq dhe duket më në formë se kurrë.

Megjithatë, këngëtarja Koçi nuk e ka bërë akoma publike datën e lansimit të këtij projekti që mezi po e presin fansat e saj.

Kujtojmë që Greta, deri më tani ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh të pëlqyera nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bu349aRHq7R/