E kryer, James kalon në Katar nga Everton

Mesfushori i Evertonit, James Rodriguez se shpejti do bëhet me skuadër të re.

Sport

22/09/2021 12:57

Kolumbiani do t’i bashkohet skuadrës së Al Rayyan nga Everton, shkruan lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar që gjithçka është kompletuar derisa edhe testet mjekësore kanë përfunduar me sukses.

“James Rodriguez i bashkohet Al Rayyan nga Everton, marrëveshje e arritur dhe konfirmuar. Video tashmë është publikuar nga klubi i Katarit, pagesa është arritur me bordin e Evertonit.

Testet mjekësore tashmë të përfunduar. James do largohet nga futbolli evropian”, shkroi ai.

Ndërkohë, James ka pasur një karrierë të bujshme në Evropë, duke luajtur në klubet si Real Madrid dhe Bayern Munich./Lajmi.net/