E kryer, De Ligt zbarkon nesër në Torino

Matthijs De Ligt do të jetë lojtar i Juventusit.

Sport

15/07/2019 23:12

Është folur e stërfolur për kalimin e mbrojtësit holandez në Juventus, i cili nesër në mbrëmje do të mbërrijë në Torino.

Klubet kanë zgjidhur problemet mes vete dhe Juve ka paguar garancinë dhe kushtet e pagesës, me operacionin që pritet të kushtojë rreth 75 milionë euro përfshirë edhe bonuset, shkruan lajmi.net.

Testet mjekësore janë planifikuar për të mërkurën, pastaj De Ligt do të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e tij dhe të jetë në dispozicion të Sarrit.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio. /Lajmi.net/