E kryer, Correa kalon te Inter nga Lazio

Sulmuesi Joaquin Correa i është bashkuar Interit nga rivali Lazio.

Sport

25/08/2021 13:34

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshja e plotë mes dy klubeve është arritur, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja është huazim me obligim blerje, derisa Inter do paguajë 30 milionë euro plus 1 milionë euro bonuse.

Correa gjithashtu dëshironte të kalonte te Inter, ku do ribashkohet me ish trajnerin Simeone Inzaghi, andaj edhe refuzoi Evertonin.

Kjo është lajm i mirë edhe për yllin e Kosovës, Vedat Muriqi që tani do këtë më shumë mundësi të tregojë kualitetin./Lajmi.net/