E kryer, Brozovic do rinovojë me Interin edhe për katër vite
Inter ka arritur marrëveshje me mesfushorin Marcelo Brozovic për rinovimin e kontratës.

Sport
Kroati do qëndrojë te “Neurazzurët” edhe për katër vite, derisa marrëveshja e plotë tashmë është arritur, transmeton lajmi.net.
Pas gjashtë muajve negociata, Inter ka arritur ta bind Brozovicin për qëndrimin në “Giuseppe Meazza”, derisa ky i fundit ishte i lidhur edhe me kalimin te Barcelona dhe disa klube të Premierligës.
Gazetari italian, Fabrizio Romano shton se zyrtarizimi do ndodh së shpejti.
Ndërkohë, Inter është duke punuar njëkohësisht edhe në transferimin e disa lojtarëve që mund t’i ndihmojnë trajnerit Simeone Inzaghi për verën e ardhshme./Lajmi.net/