E kryer: Arrihet marrëveshja e plotë mes Barcelonës dhe Messit, gjithçka bëhet zyrtare ditët e ardhshme

16:56 | 2 Gusht 2021

Sulmuesi Lionel Messi do rinovojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026.

Sipas Sport, marrëveshja e plotë mes klubit dhe lojtari tashmë është arritur dhe e tëra që nevojitet është që presidenti Joan Laporta të zbres pagat e lojtarëve për ta regjistruar në La Liga, transmeton lajmi.net.

Negociatat ndodhen gjatë orëve të fundit dhe marrëveshja është mbyllur, kurse në ditët në vijim gjithçka do bëhet zyrtare.

Kontrata e Messit skadoi me 30 qershor, por që nga koha kur Laporta u bë president, gjithmonë tregoi dëshirë për të vazhduar.

Bisedimet kanë qenë të gjata këta muaj, por marrëveshja në fund është realizuar me agjentin, njëkohësisht babin e lojtarit, Jorge.

Kontrata do jetë pesëvjeçare me zbritje në pagë prej 50 për qind.

Barcelona duhet të negociojë me disa veteranë të skuadrës si Pique, Busquets, Alba dhe Roberto që kanë paga të larta dhe do kërkojnë zbritje prej 40 për qind.

Katalunasit gjithashtu duan shitjen e Umtiti, Pjanic dhe Braithëaite, derisa edhe të gjendet zgjedhja me lojtarët si Griezmann dhe Coutinho, këta dy të fundit mund të qëndrojnë nëse zbresin pagat.

Messi është në pushime në pritje që gjithçka të finalizohet, por nuk rikthehet në stërvitje derisa kontrata të nënshkruhet./Lajmi.net/