E kryer, Alexis Sanchez i bashkohet Interit

Alexis Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, raporton Sky Sport Italia dhe agjenti i tij po kthehet në Angli për të biseduar me Manchester United.

Sport

17/08/2019 23:52

Kiliani thuhet se është entuziastë për transferimin në Itali, që do ta shohë atë më në fund të punojë me Antonio Conte pas disa kërkesave të shumta ndër vite, dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio insiston që Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, duke pranuar një ulje të konsiderueshme page për të ndihmuar që transferimi të ndodhë, shkruan lajmi.net.

Tani agjenti i tij Fernando Felicevich do të fluturojë drejt Britanisë për negociata me Manchester United.

Një marrëveshje huazimi me mundësi për ta blerë në fund të sezonit, ka shumë të ngjarë me një klauzolë që e bën atë të detyrueshme pas një numri të caktuar paraqitjes, do të ishte e përshtatshme për të gjitha palët.

Ai do bashkohet edhe me Romelu Lukakun, ndërsa kostoja e transferimit do të jetë rreth 20 milionë euro.

Ky është një rikthim në Serie A për 30-vjeçarin, i cili së pari luajti për Udinesen nga viti 2007-11, përpara se të transferohej në Barcelona, ​​Arsenal dhe përfundimisht te Manchester United. /Lajmi.net/