E krahasoi me Hitlerin, Putin e quan sjellje jombretërore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se komentet e princit Charles të Britanisë, i cili raportohet të ketë krahasuar aksionet e Putinit në Krime me ato të Adolf Hitlerit, janë “të papranueshme” dhe “sjellje jombretërore”.

Bota

24/05/2014 19:56

Putin ka thënë se nuk i ka dëgjuar komentet e bëra nga Charles, por nëse ai e ka bërë këtë krahasim, “kjo nuk është sjellje mbretërore”, transmeton REL.

Princi Charles thuhet se i ka bërë këto deklarata gjatë bisedës me një grua hebraike, e cila iu ka ikur nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Putin po ashtu ka thënë se nuk do t’iu shmanget takimeve me liderët perëndimorë, kur ai do të vizitojë Francën muajin e ardhshëm.

Kjo vizitë e Putinit në Francë do të jetë hera e parë për të që do të takojë personalisht liderët perëndimorë prejse ka nisur kriza në Ukrainë, në muajin shkurt.