E konfirmuar: Tre persona të vrarë në lagjen Dardania

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se në lagjen Dardania janë vrarë tre persona.

Lajme

22/04/2019 14:30

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot në ora 13:20, në lagjen Dardania janë vrarë tre persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, i ka thënë lajmi.net, se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka thënë se, aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Lajmi.net/