E konfirmuar: Richarlison suspendohet për ndeshjen hapëse të Premier Leagues

FA e ka suspenduar sulmuesin e ri të Tottenham Hotspur, Richarlison, për ndeshjen hapëse të Premier League.

Sport

05/07/2022 16:04

E gjitha kjo ndodhi për shkak se lojtari hodhi një flakadan në tokë, pas golit të shënuar ndaj Chelseas më 20 maj, transmeton lajmi.net.

Futbollisti këtë gjest e bëri gjatë kohës sa luante me Evertonin.

Këtë verë ai u transferua te Spurs, si një prej lojtarëve që premton shumë për londinezët. /Lajmi.net/