E konfirmuar: Kjo do të jetë skuadra e re e Griezmann

21:13 | 12 Qershor 2019

Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës.

Ylli francez do të realizojë ëndrrën e tij, duke veshur fanellën e Barcelonës, për të luajtur përkrah Lionel Messit.

Drejtori i Atletico Madrid, Gil Marin, ka konfirmuar se Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës, përcjell ‘lajmi.net’.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, dhe shumë shpejtë do të bëhet publike.

Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid pas pesë viteve qëndrim, për të kaluar te Barcelona./Lajmi.net/