Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

E konfirmuar: Edhe nëse ndërpritet sërish Premierliga, Liverpool mbetet kampion

21:48 | 30 Qershor 2020

Shefi ekzekutiv i Premierligë, Richard Masters, ka konfirmuar se Liverpool do të mbetet kampion i Premierligës, edhe nëse ky sezon ndërpritet sërish shkaku i koronavirusit.

The Reds kanë javën e kaluar kanë siguruar titullin e parë në 30 vitet e fundit, duke lumturuar tifozët, pas një sezoni të mirë të tyre në Premierligë.

Ka ende frikë nëse ky sezon do të mund të përfundojë në fushë, me Masters që pranon se situata aktuale në Leicester, ku është vendosur një izolim lokal pas shfaqjes së disa rasteve, tregon se sa e brishtë është situata.

Në Premierligë, këtë mesjavë po zhvillohet xhiroja e 32, dhe kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundimin e sezonit.

Pas konfirmimit të Liverpool si kampion, tani garë e madhe po bëhet për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve  e po ashtu për mbijetesë./Lajmi.net/