E konfirmuar: Agim Ademi ndalohet për 48 orë në Polici, pas intervistimit në Prokurori

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë në Polici. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, shkruan Lajmi.net “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së…

Sport

22/03/2023 14:16

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë në Polici.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, shkruan Lajmi.net

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë

Kjo ndalesë e kryetarit të FFK-së vjen vetëm pak ditë para ndeshjeve të fazës së para-kualifikimit në EURO 2024, ku Kosova luan ndaj Izraelit dhe Andorrës./Lajmi.net