E konfirmon Vjosa Osmani: Do të takohemi me Vetëvendosjen

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Lajme

24/01/2020 14:57

Në një intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo.

Ndërkohë, nuk dihet nëse nga të dy partitë priten oferta të reja në tavolinë, apo të dyja do të paraqiten me propozimet fillestare. /Lajmi.net/