E konfirmon Tuchel: Ne jemi duke e humbur Christensen
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel e ka konfirmuar largimin e qendërmbrojtësit të tyre Andreas Christensen.

Sport
Christensen ka kontratë me londinezët deri në përfundim të sezonit dhe Tuchel e ka konfirmuar largimin e tij.
“Ne po e humbim atë”, ishin fjalët e gjermanit lidhur me të ardhmen e danezit, përcjellë lajmi.net.
Ai është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Barcelonës.
Siç njofton gazetari italian, Fabrizio Romano ka mbetur vetëm zyrtarizimi, pasi marrëveshja në mes drejtuesve të ekipit dhe lojtarit është arritur javë më parë./Lajmi.net/