E konfirmon trajneri i PSG-së: Messi do të largohet në verë, në fundjavë luan ndeshjen e fundit

Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të sezonit në Ligue 1. Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier ka konfirmuar largimin e Messit nga “Parku i Princave”, transmeton lajmi.net. Galtier ka pohuar se Messi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në stadiumin “Parku i Princave” kundër Clermontit në fundjavë. “Kam pasur…

Sport

01/06/2023 13:37

Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të sezonit në Ligue 1.

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier ka konfirmuar largimin e Messit nga “Parku i Princave”, transmeton lajmi.net.

Galtier ka pohuar se Messi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në stadiumin “Parku i Princave” kundër Clermontit në fundjavë.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont” – tha trajneri Galtier.

35-vjeçari Messi iu bashkua gjigantit francez në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona.

E Barcelona është një nga destinacionet e ardhshme të Messit.

Për superyllin argjentinas të futbollit është interesuar edhe Al Hilal, klubi arab që ka ofruar pagë marramendëse./Lajmi.net/