E konfirmon Solskjaer: Alexis po kthehet

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Alexis Sanchez do të kthehet te Manchester United pas përfundimit të huazimit te Inter në verë.

Sport

28/01/2020 13:38

Kiliani iu bashkua gjigandëve italianë në një marrëveshje huazimi një sezonal në gusht, por atij i duhen akoma dy vjet për të përfundutar kontratën e tij aktuale në Old Trafford.

Sanchez ka shënuar vetëm një herë në shtatë paraqitje për Interin, me lëndime të shumta dhe çështje fizike që kufizuan kontributin e tij, transmeton lajmi.net.

Sanchez u spekulua se do përfundonte larg United në fund të sezonit, por Solskjaer është i bindur se ai ende ka një të ardhme në klub.

Ai i tha një konference për shtyp të martën: “Alexis do të kthehet gjatë verës dhe do iu dëshmojë të gjithëve se keni gabuar”. /Lajmi.net/