E konfirmon Romano: Real Madrid ka ofruar 160 milionë euro për Mbappe

Real Madrid me të vërtetë ka ofruar 160 milionë euro te PSG-ja për shërbimet e sulmuesit Kylian Mbappe.

Sport

24/08/2021 21:41

Francezi e ka prioritet largimin nga PSG-ja, derisa ka refuzuar më shumë se tre propozime nga klubi francez për rinovim, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar ofertën e Realit drejtë PSG-së që vlen 160 milionë euro.

“Konfirmohet. Real Madrid ka bërë ofertë formale për 160 milionë euro për të transferuar Kylian Mbappe menjëherë. Nuk ka dritë të gjelbër ende nga PSG”.

“Kylian Mbappe ka refuzuar me shumë se tre propozime të ndryshme të PSG-së për të vazhduar kontratën. Ai është në pritje gjithashtu”, shkroi ai.

Ndërkohë, ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Mbappen./Lajmi.net/