E konfirmon Pioli: Ibrahimovic mungon nesër

Zlatan Ibrahimovic nuk do të mund të jap kontributin e tij as në ndeshjen kundër Lazio.

Sport

08/02/2022 15:31

Milan do të ketë një punë të vështirë në Kupën e Italisë, kur do të përballet me skuadrën e Lazio.

Pas derbit të qytetit, ‘Rossoneri’ kërkojnë rezultat pozitiv edhe në Kupë të Italisë. Edhe në këtë ndeshje, skuadra do të jetë pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, konfirmon trajneri Pioli.

“Zlatan ka motivimin dhe ambicien për të ndihmuar skuadrën në fushë, kështu që ai shpreson të kthehet në aksion së shpejti”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk do të jetë gati nesër. Do të shohim për ndeshjen e radhës”, shtoi italiani.

Ndeshja mes Milan dhe Lazio luhet nesër, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/