E konfirmon ministri Vitia: Nuk do të ketë tifozë në stadiume

Ministri në detyrë i Shëndëtsisë, Arben Vitia ka konfirmuar se as në fazën e tretë nuk do të lejohet prania e tifozëve në stadium.

Sport

31/05/2020 19:13

Vitia ka thënë se për momentin do të vazhdohet vetëm me vendimet e kaluara për aktivitetet sportive, duke përfshirë futbollin – në vazhdën e prezantimit të lehtësimit të masave nga dita e nesërme.

”Kemi rënë dakord që të zhvillohen stërvitjet për Superligën e Kosovës në futboll, dhe tani për tani do të vazhdojmë kështu”, tha Vitia në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

”Disa aktivitete sportive si basketbollit apo hendbolli, nëse s’gaboj, kanë hasur në mirëkuptim. Do të shohim situatën epidemiologjike, e cila analizohet çdo ditë, për të marrë veprime të mëtutjeshme”. /Lajmi.net/