E konfirmon Guardiola: Bernardo Silva do të qëndrojë te City

Pep Guardiola ia ka mbyllur derën Barcelonës në lidhje me Bernardo Silvan. Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Crystal Palace, trajneri spanjoll tha se portugezi do të qëndrojë te “Citizens”. Ai ndër të tjera tha se klubi nuk është në negociata me askënd për lojtarin, madje nuk ka as thirrje për këtë çështje.…

Sport

26/08/2022 15:27

Pep Guardiola ia ka mbyllur derën Barcelonës në lidhje me Bernardo Silvan.

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Crystal Palace, trajneri spanjoll tha se portugezi do të qëndrojë te “Citizens”.

Ai ndër të tjera tha se klubi nuk është në negociata me askënd për lojtarin, madje nuk ka as thirrje për këtë çështje.

“Nuk ka negociata, madje as thirrje telefonike për këtë çështje. Ai do të qëndrojë. Ne nuk pranuam ndonjë ofertë për të, ja pse ai do të qëndrojë”, përfundoi ai, shkruan Fabrizio Romano.

Barcelona e ka pikëtuar lojtarin që një kohë të gjatë, por moslargimi i De Jong e ka komplikuar shumë situatën. /Lajmi.net/