E konfirmon edhe LeBron James: Anthony Davis drejt Lakersave

Skuadra e Los Angeles Lakers është afër një përforcimi të jashtëzakonshëm para fillimit të sezonit tjetër.

Sport

16/06/2019 08:45

Skuadra nga LA po përgatitet që ta transferojë yllin e Pelicans, Anthony Davis, sipas raportimeve të fundit të medieve britanike.

Këtyre zërave u ka dal në krahë edhe LeBron James, i cili në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ka publikuar një foto të tij me AD.

“AD është rrugës. Le ta bëjmë këtë vëlla! Vetëm fillimi..” ishte mbishkrimi në fotografinë e postuar nga James.

Me një tandem të tillë, Lakers shihen si favoritë për të triumfuar në sezonin tjetër. /Lajmi.net/