E konfirmon edhe Allegri, McKennie një hap larg kalimit te Leeds

Mesfushori amerikan, Weston McKennie është vetëm një hap larg kalimit në Premier Ligë. Marrëveshja mes Juventusit dhe Leeds United në formë huazimi tani është në fazën finale që të kompletohet, transmeton lajmi.net. Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. “Ka një marrëveshje të gatshme mes klubeve për ta shitur McKennien. Ai nuk…

Sport

28/01/2023 17:21

Mesfushori amerikan, Weston McKennie është vetëm një hap larg kalimit në Premier Ligë.

Marrëveshja mes Juventusit dhe Leeds United në formë huazimi tani është në fazën finale që të kompletohet, transmeton lajmi.net.

Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

“Ka një marrëveshje të gatshme mes klubeve për ta shitur McKennien. Ai nuk do të jetë i gatshëm nesër”, tha Allegri.

McKennie kalon te Leeds United në formë huazimi, me të drejtë blerjeje./Lajmi.net/