E konfirmon Challandes: Berisha i gatshëm për ndeshjen me Anglinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me gjendjen fizike të Valon Berishës.

Sport

09/09/2019 20:29

Mesfushori i kombëtares Dardane duket se do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e dytë të muajit shtator.

Në udhëtimin e vështirë në Southampton, trajneri i Kosovës do të mund të llogarisë edhe në anëtarin e Lazios.

“Valon Berisha është i gatshëm dhe është ndër kandidatët potencial për të startuar nesër” u shpreh Challandes në konferencën për shtyp, përcjell lajmi.net.

Berisha mund të startojë në mesfushë, krahë Idriz Vocës, në dyshen balancuese. /Lajmi.net/