E konfirmon Bartomeu: Messi mund të largohet si lojtar i lirë, para sezonit 2020/21

Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar lajmin e tmerrshëm për tifozët e Barcelonës.

Sport

06/09/2019 21:44

Ditëve të fundit është raportuar se Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, gjatë muajit janar.

Këto zëra lidhur me largimin e argjentinasit i ka konfirmuar edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

“Messi mund të largohet nga Barcelona para sezonit 2020/21. Ai mund ta lë futbollin, ose të shkojë të luajë ku ai do. Por, edhe Puyol, Iniesta e Xavi kishin kontrata të njëjta” ishin fjalët e Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Nuk kemi pse të shqetësohem. Leo nuk do të largohet. Xavi iku në Katar, Iniesta tek Vissel Kobe, Puyol u pensionua. Por, këta lojtarë dhanë shumë për Barcelonën, kështu që mund ta kenë këtë klauzolë. Messi mbetet këtu, edhe pas 2021” ishin fjalët e presidentit.

Zërat që dukej se ishin krejtësisht të pavërteta, u konfirmuan sot nga vet presidenti i kampionëve të La Liga. /Lajmi.net/