E konfirmon agjenti i lojtarit: Sule do të largohet nga Bayern, ka zgjedhur skuadrën e re
Niklas Sulse do të largohet nga Bayern Munich.

Sport
Agjenti i Sule, Volker Struth ka dhënë disa komente sqaruese lidhur me të ardhmen e lojtarit.
Ai ka bërë të ditur se klienti i tij tashmë ka zgjedhur skuadrën e tij të re dhe thotë se do të ishte i befasuar nëse do të ndërronte mendje.
“Klubi i ri tashmë është vendosur”, ka thënë Volker Struth, transmeton lajmi.net.
“Niklas ka marrë vendimin e tij dhe unë do të isha i befasuar nëse ai do të ndryshonte mendje”, ka shtuar agjenti për ‘Sport1’.
Niklas Sule ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona, por akoma nuk dihet se cila është zgjedhja e tij. /Lajmi.net/