E konfirmoi edhe për një sezon, por ja çka i ndodh Llapit me portierin Haxho

Skuadra e Llapit vazhdon të goditet nga largimet e shumta.

Sport

17/06/2019 14:10

Një i tillë është edhe portieri i njohur, Elgant Haxho, i cili ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Podujeva.

Por rasti i tij është më specifik, pasi Llapi ditë më parë njoftoi se ai do të vazhdonte me Haxhon edhe për një sezon, raporton lajmi.net.

Mirëpo, duket se marrëveshja është arritur vetëm në mënyrë verbale dhe tani Haxho ka vendosur të largohet nga ‘Zahir Pajaziti.

Ky është njoftimi i portierit:

”Ju njoftoj nepermjet ketij postimi se prej dites se sotme nuk do jem me pjese e LLAPI-T, edhe pse kishim nje marrveshje verbale, ajo nuk u dakordua deri ne fund tek firma ne kontrate,pas pritjes nga ana ime per te pasur kontraten te detajuar, gje e cila nuk erdhi ne adresen time e ndjeva te domosdoshme te beja kete njoftim, dhe pse i veshtire.

Falenderoj perzemersisht tifogrupin “Legjendat”, tifozet llapjan qe na kane mbeshtetur, gjithashtu dhe gjithe bashklojtaret per perkrahjen gjate ketij viti. Gjithashtu faleminderit drejtuesve, zyrtareve te klubit dhe gjithe shtabit teknik per bashkpunimin.” 

Kjo është hera e dytë që Llapi po bën zyrtare futbollist të cilët më pas po dalin se nuk do jenë pjesë e ekipit. /Lajmi.net/