E kishte mundësinë të luaj nesër, Eden Hazard lëndohet në stërvitje

Lojtari i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim gjatë stërvitjeve me Real Madridin. Carlo Ancelotti publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Gironas, dhe u pa se emri i belgut nuk figuronte fare, shkruan Lajmi.net Sipas gazetave spanjolle, Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim në këmbën e tij…

Sport

24/04/2023 15:13

Lojtari i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim gjatë stërvitjeve me Real Madridin.

Carlo Ancelotti publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Gironas, dhe u pa se emri i belgut nuk figuronte fare, shkruan Lajmi.net

Sipas gazetave spanjolle, Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim në këmbën e tij të majtë gjatë stërvitjes me madrilenet gjatë ditës së sotme.

32-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje me ekipin spanjoll dhe ka bërë një asist.

Pjesën tjetër të sezonit ai ka qenë i lënduar dhe zgjedhja e tretë apo e katërt e Carlo Ancelottit.

Ndeshja mes Girona dhe Real Madrid zhvillohet nesër nga ora 19 e 30, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga./Lajmi.net/