“E kisha ëndërr” – Asani tregon emocionet pas ftesës së Shqipërisë

Jasir Asani ka marrë ftesën e parë për t’u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidën me Poloninë. Në konferencën për mediat, mesfushori u shpreh tepër i lumtur për këtë mundësi që i është dhënë dhe se gjithashtu do të bëjë maksimumin që Kombëtarja shqiptare të arrijë një rezultat pozitiv përballë Polonisë. “Jam shumë i…

Sport

20/03/2023 14:29

Jasir Asani ka marrë ftesën e parë për t’u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidën me Poloninë.

Në konferencën për mediat, mesfushori u shpreh tepër i lumtur për këtë mundësi që i është dhënë dhe se gjithashtu do të bëjë maksimumin që Kombëtarja shqiptare të arrijë një rezultat pozitiv përballë Polonisë.

“Jam shumë i lumtur sepse jam nga Maqedonia dhe çdo shqiptar nga Maqedonia e pret ftesën nga Kombëtarja shqiptare, sepse jemi shqiptar dhe do të japim më shumë se 200% nga vetja që ta pranojmë. Çdo futbollist e ka ëndërr që të luajë për Kombëtaren shqiptare. E kam pritur me shumë gëzim. Do të jap maksimumin tim që të marrim më të mirën.

“Shënova tre gola dhe jam i lumtur. Ftesën e kam pritur gjithmonë sepse jam shqiptar dhe ëndrra ime ka qenë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. E kam pranuar me shumë dëshirë. Edhe familja ime ka qenë shumë e lumtur për ftesën. Ne do të shkojmë për fitoren. Të japim maksimumin dhe të dalim me një rezultat pozitiv”

“Mendoj se çdo kundërshtar është i fortë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Duhet të japim maksimumin me Poloninë. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv”.

“Duhet të japim maksimumin. Jo vetëm unë, por ka dhe lojtarë me shumë kualitete të mira. Çdo lojtar ka qejf të shënojë shumë gola. dhe unë do të bëj maksimumin që të shënoj dhe të jap maksimumin”.

“Kam disa lojtarë që njoh prej disa kohësh dhe më kanë pritur mjaft mirë. është një emocion shumë i madh dhe jam ndjerë shumë mirë. jam i lutur që jam këtu”.

“Nuk kam kënduar. Sot në darkë do të këndoj. Më kanë pritur mjaft mirë dhe jam i lumtur që jam këtu”.

“Duhet të përgatitemi për ndeshjen e parë me Poloninë. Duhet të hyjmë të përgatitur për fitore. Ose fitore ose rezultat pozitiv”.

“Urimi më i veçantë? Alban Hoxha. Kemi kaluar shumë kohë te Partizani dhe më ka uruar me shpirt e me zemër që erdha në Kombëtare”./PanoramaSport