E kërkon Newcastle, Man United vendos përfundimisht për Lingard

Manchester United preferon që të mbajë mesfushorin ofensivë, Jesse Lingard, deri në fundin e sezonit.

Sport

20/01/2022 09:31

Anglezi është pa kontratë në verë, gjë që e lejon të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër jashtë Anglisë, transmeotn lajmi.net.

Newcastle United raportohet se është duke monitoruar situatën dhe synon ta huzojë për këta muajt e mbetur të kontratës.

Sidoqoftë, gazetari Sam Pilger raporton se Man Utd shpreson që ta mbajë Lingardin për pjesën e dytë të sezonit, edhe nëse nënkupton që ta humbasin 29-vjeçarin falas në verë.

Lingard këtë edicion nuk ka bërë paraqitje të madhe, derisa ka qenë titullar vetëm dy herë këtë sezon.

Ndërkohë, edhe Lingard preferon që të qëndrojë në “Old Trafford” deri në fundin e edicionit, ngase në verë do këtë më shumë mundësi./Lajmi.net/