E kërkoi Bayern, por Werner befason me vendimin

Timo Werner i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij me RB Leipzig duke nënshkruar një marrëveshje të re me klubin e Bundesligës.

Sport

25/08/2019 15:32

Werner, 23 vjeç, kishte qenë subjekt i raporteve që e lidhnin atë me një largim nga klubi aktual.

Bayern Munich ishte i lidhur ngushtë me sulmuesin, megjithëse kampionët gjermanë nuk bënë asnjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Por Werner tani ka hedhur penën në letër në një kontratë të freskët që konfirmon atë si një lojtar të Leipzig për të paktën edhe këtë sezon.

Para njoftimit të kontratës të dielën, trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann dhe drejtori sportiv Markus Krosche shprehën shpresën e tyre që Werner do të mbetej në klub.

“Sigurisht që ne duam ta mbajmë atë, ai është një lojtar i rëndësishëm, i mirë dhe në kokën time ai është lojtari im”, tha Nagelsmann. “Ai do të dijë vetë se çfarë është më e rëndësishmja për karrierën e tij”. /Lajmi.net/