E kërcënuan për imazhet e saj nudo, Sia i publikon vetë ato

Artistët në shumë raste ndodh që të jenë pre e 'kërcënimeve' të llojeve të ndryshme.

ShowBiz

07/11/2017 11:40

Një rast i tillë i ka ndodhur këngëtares së njohur Sia, të cilën e kërcënuan se do t’i publikonin imazhet nudo të saj, shkruan lajmi.net.

Madje asaj i kanë kërkuar edhe një shumë të parave në rast se ajo dëshiron që ato imazhe të mos i publikojnë në rrjete sociale.

Por, këngëtarja ka habitur të gjithë me veprimin e saj të cilin padyshim që personi anonim që e ka kërcënuar nuk e ka pritur fare, ajo ka publikuar ato fotografi në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale.

“Dikush po përpiqet t’u shesë fansave të mi foto të miat nudo. Mos shpenzoni kot, ja ku e keni falas. Çdo ditë është Krishtlindje”, është mbishkrimi që Sia i la fotografisë. /Lajmi.net/