“E keni zhyt standartin në WC”, Olti Curri ironizon keq me Ledri Vulën

Olti Curri është një nga gazetarët më të njohur shqiptar.

ShowBiz

04/04/2019 21:19

Së fundmi, Olti ka thumbuar reperin Ledri Vula, i cili i ftuar në emisionin ‘NIN’ në ‘Klan Kosova’ ka bërë një deklaratë në lidhje me repin në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

“Është koha me e çu pak ma nalt nivelin, krejt janë bërë repera. E kena ul standartin”, ka thënë Ledri.

Ndërkohë Olti, ka publikuar në ‘Instastory’ videon e emisionit dhe e ironizon reperin, Vula duke i bashkangjitur shkrimin: “Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në wc”.

“Ja psh kënga e fundit e Ledrit… një pjesë e tekstit. Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi. Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti. Unë n’shpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti”, shton më tutje Curri. /Lajmi.net/