A e keni ditur se Teuta Krasniqi ka këtë biznes?

22:39 | 30 Maj 2016

Aktorja Teuta Krasniqi ka shtrirë veprimtarinë e saj në disa fusha të ndryshme.

Ajo përpos në role në aktrim, veten e ka provuar edhe në moderim teksa pak muaj më parë e filloi edhe kursin iStar që synim ka skalitjen e talentit tek fëmijët me prirje në art.

Por duket se mes tjerash, me gjasë bashkë edhe me Adonisin, dyshja kanë nisur një sipërmarrje të re. Bëhet fjalë për një kafiteri të quajtur ‘Skuta’ me lokacion në lagjen Bregu i Diellit.

Ka qenë vetë aktorja që ka bërë të ditur lajmin kur ka kërkuar në rrjete sociale dy punëtorë ekstra për të mbuluar fluksin e klientëve./prive