E kemi përkrahjen e Kryeministrit
Isni Kilaj thotë se projektet e tij për Malishevën e kanë përkrahjen e Kryeministrit Hashim Thaçi.

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka shpalosur programin e tij zgjedhor në fshatrat Balincë, Llozicë dhe Vërmicë.
Në takimet e mbajtura me banorët e këtyre fshatrave Kilaj deklaroi se në katër vitet e ardhshme do të realizojë edhe shumë projekte të tjera.
“Projektet tona e kanë përkrahjen edhe nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi”.
“Ne kemi kaluar fazën e nevojave të domosdoshme, duke rregulluar infrastrukturën, si shkolla, rrugë, ujësjellës, kanalizime, por tani ka ardhur koha që të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, për çka kemi projekte korrekte, përmes se cilave krijohen kushtet për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”.
Banorëve të Balincë, Kilaj, u ka premtuar rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës që çon në shkollën e fshatit, ujësjellësin dhe infrastrukturën përcjellëse përgjatë autostradës që tash kalon nëpër Balinëc, raporton Prizenipress.
Ndërsa në Llozicë, Kilaj tha se do ta ndërtojë Palestrën Sportive të shkollës, por pa anashkaluar investimet tjera.
Në Vërmicë, përveç shkollës, që tashmë është para përfundimit, premtoi përfundimin rrugëve e kanalizimit në çdo lagje.